MENU
klinika

Renditja e FIFA-s

Shqipëria nuk lëviz, Kosova vendos rekord

29.11.2018 - 14:29

FIFA ka publikuar sot renditjen mujore të ekipeve kombëtare të muajit nëntor. Shqipëria ka ruajtur vendin e 60-të në klasifikim, duke ardhur pas humbjes me Skocinë në “Loro Boriçi”, ndeshja e fundit zyrtare e Ligës së Kombeve, dhe fituar minimalisht ndaj Uellsit, në miqësoren e “Elbasan Arena”.

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, kombëtarja kuqezi e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës.

Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Giani De Biasit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

kombetarja panucci
kombetarja panucci

Ndërkohë, suksesi i madh i Kosovës, kapja e kreut të Grupit 3 (Liga D), në Ligën e Kombeve dhe shkuarja në “play-off” për këtë edicion, si dhe ngjitja një ligë më lart për edicionin e ardhshëm, është pasqyruar edhe në renditjen e FIFA-s.

“Dardanët” kanë ngjitur 6 “shkallë” menjëherë, në krahasim me muajin e kaluar, duke vendosur një rekord në ekzistencën e tyre si kombëtare: vendi i 131-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN