MENU
klinika

Nga New York Times

Si SHBA e bëri Kinën të suksesshme…

14.11.2018 - 15:54

Unë isha në Tokio dhe Hong Kong këtë javë dhe kam biseduar me shumë njerëz, nga bizneset kineze aty, njerëz të thjeshtë, këshillues ekonomikë etj.

Në bizneset dhe qeverinë kineze dallohet një ankth i vërtetë  lidhur me marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Japonezët ishin mirënjohës ndaj Trumpit. “Falënderojmë Zotin për Donald Trump. Përfundimisht kemi një president amerikan që e kupton se çfarë kërcënimi është Kina!”

Dhe një konsulent evropian dukej tërësisht i hutuar – “Ju lutem, ju lutem mos filloni një luftë të ftohtë me Kinën që do të na detyrojë të mbajmë anën e ndonjërit prej jush”.

Unë jam i kënaqur që Trump po përballet me Kinën. Por është koha që të rregullojmë lidhjet ekonomike, para se të jetë shumë vonë.

Është koha që të dy vendet të jenë të zgjuar dhe të ndershëm në lidhje me mënyrën se si kemi arritur këtu: Kina duhet të jetë shumë më e përulur kur bëhet fjala për mënyrën se si ekonomia e saj u bë aq e madhe aq shpejt dhe Trump duhet të jetë shumë më i sofistikuar për mënyrën se si Amerika u bë aq e fortë për kaq shumë kohë.

Formula e Kinës për sukses bazohet në tre shtylla kryesore.

E para ishte  puna; kursime të larta; investime të zgjuara në infrastrukturë, arsim dhe hulumtim; dhe një sistem Darvinist i kapitalizmit. Në “kapitalizmin e xhunglës” të Kinës, 30 kompani në të njëjtin biznes dalin dhe konkurrojnë dhe njëria prej tyre fiton mbështetjen e qeverisë.

Shtylla e dytë ishte një sistem mashtrimi i rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë; transferimet e detyruara të teknologjisë; vjedhja e pronës së të tjerëve; dhe industritë joefikase shtetërore.

Shtylla e tretë, e papranuar nga Kina, është një sistem i qëndrueshëm tregtar botëror i ndërtuar nga shtetasit amerikanë. Ka qenë SHBA që ka siguruar partnerët tregtarë të Kinës.

kolana e librave

Formula e Amerikës për suksesin, e cila daton që nga themelimi i Amerikës, gjithashtu ka disa komponentë.

Kemi synuar gjithmonë që të kemi infrastrukturën më të mirë (rrugët, portet, aeroportet):

Gjithmonë kemi mbrojtur vlerat universale të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, gjithnjë kemi patur aleatë të qëndrueshëm.

Dhe të gjitha pikat tona të forta u mundësuan nga një sistem demokratik dhe klasa politike që në momentet kyçe gjithmonë kanë gjetur mënyra për të bërë kompromis.

Kjo luftë tregtare mund të përfundojë mirë vetëm nëse Kina dhe vetë SHBA tregohen të sinqerta lidhur me formulat e tyre për sukses.

Pra, kur e shikoj këtë luftë tregtare dhe dëgjoj të dyja palët, dua t’iu them kinezëve: Sistemi ekonomik global nuk e ndërtuat vetë. Konsumatori dhe rivali juaj më e madhe e bëri këtë, Amerika.

Dhe Trumpit dua t’i them: Amerika u bë e mrekullueshme me një formulë, ku çdo president i madh amerikan kontribuoi. Ju nuk po e bëni këtë.

Amerika është fokusuar tek kinezët dhe çfarë ata po përpiqen të bëhen dhe ne amerikanët kemi harruar se kush jemi dhe si kemi ardhur këtu. Ky është kërcënimi më i madh për ekonominë dhe të ardhmen tonë.

Thomas L. Friedman është kolumnisti i The Times. Ai u bashkua me gazetën në vitin 1981 dhe ka fituar tre çmime Pulitzer. Ai është autor i shtatë librave, duke përfshirë “Nga Bejruti në Jeruzalem”, i cili fitoi Çmimin Kombëtar të Librit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”