MENU
klinika

Golat e shqiptarëve

Spektakël i Durmishajt dhe i Zenelit

04.11.2018 - 14:31

Nga java në javë ai po tregon një formë shumë të mirë dhe Fiorin Durmishaj po konfirmohet një lider te skuadra e Panionios në Greqi. Talenti i ekipit kombëtar U-21 ka shënuar një tjetër gol spektaktolar për skuadrën e tij, në fitoren 3-0 që Panionios mori ndaj Panetolikos.

Sulmuesi kuqezi, që mban numrin 9-të te skuadra greke, do të mbyllte serinë e golave për skuadrën e tij, por dhe të gjithë takimit, pikërisht në minutën e 27’, kur i gjendur brenda zones, shfrytëzon më së miri një top.

Durmishaj gjuan dhe dërgon topin në rrjetë, duke u bërë pjesë e suksesit të skuadrës së Panionios, por njëkohësisht duke konfirmuar edhe njëherë formën e tij të shkëlqyer. Ky ishte goli i tretë në kampionatin grek për këtë sezon për sulmuesin shqiptar.

Ndërkohë, Arbër Zeneli, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, që luan me Heerenven në kampionatin holandez, kaloi në avantazh skuadrën e tij ndaj FC Emmen me një supergol. Goditje dënimi në një distancë 20 e kusur metrash nga porta, pozicion diagonal.

Portieri i ekipit kundërshtar u vendos keq dhe priste një kros. Lojtari të përfaqësueses së Kosovës nuk mund t’i shpëtonte ky moment dhe e dërgon topin direkt drejt portës, duke kaluar në avantazh ekipin e tij në minutën e 30′ për 1-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN