MENU
klinika

Liga e Kombeve

Statistikat e Shqipëri-Skoci dhe formacioni kuqezi

17.11.2018 - 11:46

Sonte, në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare luan fatet e saja në Ligën e Kombeve, ku në “Loro Boriçi” të Shkodrës vlen fitorja, pasi çdo rezultat tjetër e rrëzon një ligë më poshtë, në atë “D”.

Shqipëria vjen në këtë përballje me vetëm një fitore në pesë takimet e fundit. Fitorja është pikërisht ajo e ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, e luajtur në “Elbasan Arena”. Humbja ndaj Izraelit në shtëpinë e këtyre të fundit, i mohoi Skocisë vendin e parë në grup.

Skuadra skoceze ka gjetur rrjetën në tetë ndeshje e fundit zyrtare, duke shënuar dy ose më shumë gola në pesë prej tyre. Por në transfertë skuadra skoceze nuk duket shumë mirë, pasi ka pasur disa humbje në ndeshjet e fundit zyrtare dhe miqësore.

Në këtë takim Skocia vjen me të paktën 9 lojtarë të dëmtuar, duke e vënë në vështirësi trajnerin Alan Macklish për formacionin.

Sakaq në krahun tjetër pritësit, Shqipëria, ka disa mungesa me Eros Grezdën, Emir Lenjanin dhe Emanuele Ndoj të dëmtuar. Ndërkohë, Elseid Hysaj dhe Migjen Basha janë të pezulluar nga kartonë.

Skuadra skoceze ka ruajtur rrjetën të pa prekur në dy nga dhjetë ndeshjet e fundit zyrtare dhe miqësore. Shqipëria ka marrë mesatarisht 2.8 kartonë  të verdhë në pesë ndeshjet e fundit.

Skocia ka shënuar mesatarisht 1.2 gola në dhjetë ndeshjet e fundit, ndërsa Shqipëria ka shënuar 0.60 gola në dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi.

hysaj skoci kombetarja
hysaj skoci kombetarja

FORMACIONI I MUNDSHËM

Numri një i stolit ka zgjedhur dhe titullarët që do të luajnë nga minuta e parë në Shkodër. Porta është kthyer në pronën e portierit Thomas Strakosha, i cili ka fituar betejën me Etrit Berishën.

Mbrojtja gjen Veselin në krah të djathtë, i cili preferohet të mbyllë hapësirën e lënë bosh nga Hysaj i pezulluar, Gjimshiti dhe Mavraj në qendër, ndërsa majtas nga Binaku. Mesfusha gjen Memushajn dhe Xhakën, por emri i tretë është surprizë, Ergys Kaçe.

Nga krahu tjetër, në krahët e sulmit janë Uzuni dhe Grezda. Ky i fundit është rikuperuar në kohë dhe do të luajë nga minuta e parë. I vetëm në sulm është Bekim Balaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN