Vijojnë paraqitjet fantastike të Thomas Strakoshës me Lazio-n, sin ë kampionat, ashtu edhe në Europa League. Tashmë Etrit Berisha “ka hapur krahun” edhe në në Kombëtaren shqiptare, pasi Thomas po bën mirë kohët e fundit.
Ndaj nuk është rastësi që, përveç lëvdatave në Itali, Strakosha të marrë të tilla edhe nga mediat më prestigjioze botërore, siç është “France Football”. Revista franceze që organizon edhe votimin për “Topin e Artë”, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës në Europa League.
“Lazio siguroi tri pikët përballë Olimpique të Marseille, duke fituar 2-1 në ‘Olimpico’ pas suksesit 3-1 në ‘Velodrom’. Thomas Strakosha kontribuoi shumë me realizimin e dy mrekullive: në fillim (në minutën e 6 kur devijoi një gjuajtje të Sakai para portës) dhe në fund të ndeshjes (në minutën e 91 kur tregoi veten në një gjuajtje të devijuar lehtësisht nga Marusiç)”, – shkruhej në argumentimin që revista prestigjioze franceze jepte për Strakoshën.
Në formacionin më të mirë të javës nuk mungojnë edhe emra të tjerë të njohuri si Coates, Lo Celso, Valbuena apo shoku i skuadrës të Strakoshës te Lazio, Immobile.