MENU
klinika

Champions League

Surpriza e madhe, Liverpool bie në Beograd

06.11.2018 - 21:00

Dy ndeshjet e orës 18:55 në Champions League kanë përfunduar me surpriza. Crvena Zvezda ka mposhtur Liverpool 2-0, ndërsa Monaco është mundur në shtëpi 0-4 nga Club Brugge.

Loja në Beograd ishte e hapur që në minutën e parë dhe ishin serbët ata që shpërdoruan mundësinë e parë pas çerek ore lojë. Më pas erdhën dy rastet e mira të Daniel Sturridge, i cili fitoi balotazhin me Roberto Firmino-n për ndeshjen e sotme.

Në minutën e 22-të vjen befasia: pas një krosi të bukur nga këndi nga gjermani Marco Marin, Milan Pavkov kërcen mbi të gjithë brenda zonës duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me kokë.

Stadiumi shpërthen nga brohoritmat e tifozëve vendas. Një gol që i dha vetëbesim të madh Yllit të Kuq, që në minutën e 29’ dyfishon rezultatin falë golit të mrekullueshëm nga distanca të Pavkov.

Pas pushimit Klopp nxjerr nga loja Sturridge dhe nis pjesën e dytë me Firmino-n. Miqtë kontrollojnë lojën por mbeten shumë larg portës kundërshtare dhe si pasojë e kanë shumë të vështirë të krijojnë mundësi të pastra goli.

Ndërkohë Monaco është turpëruar brenda në shtëpi nga Club Brugge. Ekipi belg ka mposhtur 4-0 francezët në luftën për vendin e tretë që do t’i mundësonte kualifikimin në fazën e nokautit të Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN