MENU
klinika

“Backtrace”

Sylvester Stallone, tashmë edhe “detektiv”

14.11.2018 - 21:05

Edhe pse në moshën 72 vjeçare, legjenda e Hollivudit, Sylvester Stallone vazhon të jetë tejet aktiv si aktor.

Së fundi, është publikuar “trajleri” i dramës kriminalistike, “Backtrace”, në të cilën luajnë një ekip i shkëlqyer aktorësh. Projekti i ri është realizim i regjisorit Brian A. Miller, ndërsa sjell tregimin për një hajdut të vetmuar, i cili arrin të ikë nga burgu. Skenarin për këtë film e ka shkruar Mike Maples.

Pasi i mbijeton një lëndimi serioz të trurit gjatë një vjedhjeje të dhunshme të bankës, MacDonald (që luhet nga Matthew Modine) përfiton amnezi (humbje të kujtesës) prandaj vendoset në departamentin psikiatrik të burgut.

Ai i kalon shtatë vite duke u mjekuar, ndërsa pastaj detyrohet të ikë nga burgu dhe injekton një serum, i cili e bën ta përjetojë jetën që e ka harruar.

Në këtë aksion duhet të shmangë detektivin lokal, rol të cilin e luan Sylvester Stallone dhe agjentin e FBI-së (që e luan Christopher McDonald), si edhe efektet e rrezikshme anësore të barit që e ka futur në organizimin e tij.

Qëllimi kryesor i gjithë këtij veprimi të protagonistit të filmit, është që t’i kthejë paratë e vjedhura.

“Backtrace” do të jepet premierë më 14 dhjetor të këtij viti në Amerikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’