MENU
klinika

Asociacioni i komunave

Thaçi: Nuk ka Republika Srpska në Kosovë

10.11.2018 - 13:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, e as themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, e cila sipas tij, do të ishte e modelit të Republika Srpska-së.

Këto komente Thaçi i bëri në një konferencë me gazetarë në Paris, ku ka shkuar me ftesë të presidentit francez, Emmmauel Macron, për të marrë pjesë në ngjarjet që po zhvillohen për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Një gjë duhet ta keni të qartë, nuk ka dhe nuk do të ketë në asnjë rrethanë ndarje, sikurse që nuk do të lejojmë që të themelojmë ndonjë model të asociacionit me elemente ekzekutive që nënkupton model të Republika Srspka-s sepse një nga kërkesat kryesore të Serbisë ka qenë bartja e pronave shtetërore te autoritetet lokale serbe. Një gjë të tillë nuk do të lejojmë”, tha Thaçi teksa foli për marrëveshjen eventuale që do të mund të arrihet në kuadër të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi dhe Vuçiç janë takuar më 8 nëntor në Bruksel, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, që ka për synim normalizimin e raporteve mes dy vendeve. /Konica.al/