Tirana dhe Kukësi më shumë i kanë prishur punë njëri-tjetrit me barazimin 0-0 në “Selman Stërmasi” se sa kanë fituarnjë pikë. Keqardhja te Tirana, keqardhje te Kukësi. Luftë e fortë sportive, por në fund në “Selman Stërmasi” askush nuk festoi.
Ky rezultat nuk u shkon për shtat as bardhebluve, as verilindorëve. Skuadra e Memës këtë herë nuk pësoi, por sërish nuk mori më shumë se një pikë. Nga ana tjetër, Kukësi u jep mundësinë rivalëve për titull të shkëputen.
Tirana e dominoi ndeshjen, madje goditi edhe shtyllën, por mundësinë më të mirë për të shënuar e pati Kukësi. Reginaldo pas gati gjysmë ore lojë u ndal nga portieri Abibi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Portieri korrigjoi vetveten, kurse Reginaldo i zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë shpërtheu në lot.
Tifozët e Tiranës me përfundimin e ndeshjes kanë hyrë në fushë, duke u kapur me lojtarët e tyre.
TIRANA – KUKËSI 0-0
Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Karabeci, Hasani, Kobinah (Mauexhe 63′), Greca, Sentamu (Muçi 79′). Trajner: Ardian Mema.
Kukësi: Frashëri, Maliki, Qaqi, Cuculi, Zguro, Ethemi, Dzaria, Shkodra (Çyrbja 91′), Shafik, Uilliam, Rexhinaldo (Shpehar 59′). Trajner: Armando Cungu.
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Laver Alla, Indrit Myrtja
Kartonë të verdhë: Abibi 32′, Karabeci 45′ / Shkodra 62′, Ethemi 65′, Uilliam 81′, 89′
Karton i kuq: Uilliam 89′ (2v)