MENU
klinika

19-vjeçari i “Martina Calcio”

Tronditet sërish Italia, ndahet nga jeta futbollisti

19.11.2018 - 11:43

Një tjetër tragjedi ka tronditur futbollin italian. Kur nuk është mbushur ende viti nga vdekja e Davide Astorit, ish-kapitenit të Fiorentinës, Italia ka marrë lajmin tjetër të rëndë.

19-vjeçari Fabiano Colucci është gjendur pa jetë në rrethana misterioze. Ditën e djeshme, përmes një komunikate zyrtare, klubi “Martina Calcio 1947” ka njoftuar se djaloshi ka ndërruar jetë.

Trupi i të riut është gjetur në garazh nga vëllai i vogël, i thirrur nga kapiteni i skuadrës që po priste jashtë shtëpisë Fabianon.

fabiano colucci
fabiano colucci

Në shenjë ngushëllimi ndeshja e ditës së ekipit nuk u luajt. Sipas hipotezave të para, djaloshi 19-vjeçar ka vuajtur ndarjen e prindërve disa kohë më parë dhe mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN