Ditën e sotme do të zhvillohet ceremonia mortore e Kostandinos Kaçifas, vrarë 11 ditë më parë në përplasjen me Renean në Bularat.
Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur nga pika e kalimit kufitar te Kakavijës autobuza me shtetas grekë që do të marrin pjesë në varrimin e Kaçifas.
Autobusi i parë nga Athina mbërriti në orën 5.30.
Ndërkohë janë vënë re procedura të shtuara sigurie në kufi, me forca të shumta policore, skanim i autobusit dhe kontroll fizik i pasagjerëve.
Mësohet se autobuzat janë nisur nga Selaniku, Volos, Athina, Patra dhe Janina. Autobusët nga athina janë nisur në orën 21.30 me orën lokale.
Kujtojmë se trupi i pajetë i Kacifas iu dorezua dje familjarëve, ndërkohë që Bashkia Dropull në një mbledhje jashtë radhe njoftoi se do të paguajë të gjitha shpenzimet e varrimit për Konstandinos Kacifën.