Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka thënë se në ligjet hungareze ekziston një bazë për tërheqjen e azilit të dhënë dhe mohon pretendimet se kërkesa për ekstradim është paraqitur në mënyrë të papranueshme.
Sipas saj, kërkesa për ekstradim nuk është e vonuar, sepse në çdo vend kërkesa për azil shikohet fillimisht.
“Nuk mund të përgjigjem nëse Gruevski do të hyjë në burg apo jo, mund të them vetëm se ne si qeveri, do të bëjmë përpjekje për ta kthyer atë. Nëse shkon përmes procedurave ligjore, ai duhet të ekstradohet. Qeveria do të kërkojë tërheqjen e vendimit për azil, sepse nuk ka arsye për t’i dhënë azil. Ne jemi të detyruar të bëjmë çdo përpjekje dhe të përdorim të gjitha mjetet ligjore. Barra do të mbetet në Hungari”, tha Deskoska.
Siç tha ajo dhënia azil për Gruevskin për shkak të situatës në burgje dhe gjyqësori nuk mbështetet. Sipas asaj, vetëm në vitin 2017 Hungaria ka dhënë përgjigj pozitivisht në pesë kërkesa për ekstradim nga Maqedonia. /Konica.al/