Lionel Messi nuk po kthehet ende te kombëtarja argjentinase dhe ka përfituar nga këto ditë pushimi për të udhëtuar me gruan e tij. Ai ishte në restorantin e kuzhinierit të famshëm Nusret në Dubai.
Ky i fundit ka demonstruar aftësitë e tij me thikë në dorë, duke e prerë një kofshë mishi në “feta” të vogla dhe, pasi Messi i ka hedhur kripën, ia ka servirur pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në mënyrë krejt të veçantë. Videoja është bërë në një kohë të shkurtër mjaft virale në rrjetet sociale.
Messi është parë me Antonella dhe tre fëmijët: Thiago, Mateo dhe Ciro. Futbollisti po përfiton nga katër ditët e lira, që trajneri Valverde u ka dhënë lojtarëve të tij. Ky pushim vazhdon deri të martën, në orën 11:00, kur duhet të kthehet në stërvitje.
Interesant është fakti se këtë darkë, Messi e ka ngrënë edhe në shoqërinë e Paul Pogba, çka rikthen në skenë zërat për bashkimin e të dyve, si bashkëlojtarë, te Barcelona. Dihet se kampioni i Botës me Francën ka raporte të ngrira me trajnerin Jose Mourinho në “Old Trafford”, ndaj mediat kanë aluduar se mesfushori mund të largohet nga Manchester United.