MENU
klinika

Kategoria e Parë, java 9

Vllaznia pëson humbjen e parë

12.11.2018 - 16:25

Pas 9 javësh të kampionatit në Kategorinë e Parë, Vllaznia ka pësuar humbjen e parë dhe, pavarësisht distancës që ka me ndjekësit, e ka marrë një mësim se nuk do të jetë edhe aq e lehtë për të që të kthehet në Superiore.

Ndeshja e zhvilluar në Fushë-Krujë është mbyllur me fitoren  1-0 të Ilirisë. Ka vendosur një gol i shënuar nga Zuna në minutën e 58-të të ndeshjes. Shkodranët nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës dhe janë detyruar ta kthehen të mundur nga kjo transfertë.

Në 9 javë kampionat, Vllaznia ka një humbje, një barazim dhe shtatë fitore. Në Grupin B, Elbasani ka luajtur kundër Tomorit, me këtë të fundit që ka arritur të fitojë takimin dhe të rrëmbejë tre pikët e radhës në kampionat duke fituar me rezultatin 0-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN