MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Vrasja e gazetarit saudit mori më shumë vëmendje seç duhej?!

14.11.2018 - 16:24

Reagimi i ashpër e Perëndimit ndaj vrasjes brutale të Jamal Khashoggi bën kontrast të thellë me indiferencën që Perëndimi ka treguar lidhur me numrin shumë të madh të viktimave të ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen. Për të frenuar regjimin saudit, Perëndimi duhet jo vetëm të ndalojë shitjen e armëve, por edhe të ndalojë blerjen e naftës.

Vrasja e Jamal Khashoggi në konsullatën e Stambollit në Arabinë Saudite më 2 tetor ka përqendruar gjithë vëmendjen tek regjimi saudit, dhe veçanërisht tek udhëheqësi, Princi i Mohammed bin Salman. Kjo për shkak se qeveria e Turqisë i ka kushtuar tepër vëmendje gjithë çështjes.

Në fillim, zyrtarët sauditë thanë se Khashoggi ishte larguar nga konsullata. Por ata më në fund pranuan se ai kishte vdekur, duke pretenduar se vdekja e tij ishte një pasojë e padëshiruar e një zënke. Dhe tani, prokurori i Arabisë Saudite ka thënë se ka shenja se vdekja e Khashoggi ishte e paramenduar. Sipas kryeprokurores së Stambollit, Irfan Fidan, Khashoggi u vra menjëherë menjëherë pasi hyri në konsullatë.

Pas vdekjes së Khashoggi, Gjermania ndaloi shitjet e armëve ndaj Sauditëve dhe u bëri thirrje aleatëve të saj që të bënin të njëjtën gjë. Zyrtarë qeveritarë nga disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, u tërhoqën nga një takim në Riad, edhe disa drejtuesve të korporatave, duke përfshirë JP Morgan dhe BlackRock.

Megjithatë, reagimi i ashpër e Perëndimit ndaj vrasjes brutale të Jamal Khashoggi bën kontrast të thellë me indiferencën që Perëndimi ka treguar lidhur me numrin shumë të madh të viktimave të ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen.

Sulmet ajrore saudite kanë vrarë mijëra civilë, duke përfshirë fëmijët që vdiqën kur autobusët e shkollës u bombarduan. Tani, ka një krizë urie në Jemen, që është gjithashtu rezultat i veprimeve saudite: bllokadave, kufizimeve të importeve dhe masave të tjera.

Muajin e kaluar, Mark Lowcock, Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Koordinator për Ndihmën Emergjente, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se tetë milionë jemenas tani varen nga ndihma urgjente ushqimore dhe se numri mund të arrijë në 14 milionë ose gjysma e popullsisë së vendit.

Mekki Mahdi, i cili punon në klinikën shëndetësore në Jemen, i tha një gazetari New York Times se ajo ishte e habitur që rasti Khashoggi po merrte kaq shumë vëmendje, ndërkohë që miliona fëmijë jemenas vuajnë.

Paul Sllov, studiuesi kryesor në këtë fenomen, citon Nënë Terezën që thoshte: “Nëse i shoh të gjithë, kurrë nuk do të veproj. Nëse shoh një, do ta bëj.”

Mbase vrasja e Khashoggit do t’i bëjë të gjithë të hedhin sytë edhe nga veprimtaritë e tjera të regjimit saudit.

Ndërprerja e shitjes së armëve në Arabinë Saudite është vetëm hapi i parë. Për të zvogëluar fuqinë e Mbretërisë, ne duhet të ndalojmë blerjen e naftës së saj. Për të arritur këtë, ka nevojë për transparencë në industrinë e naftës.

Nëse kjo ndodh, Jamal Khashoggi mund të mos ketë vdekur më kot.

Peter Singer është Profesor i Bioetikës në Universitetin Princeton, Profesor në Shkollën e Studimeve Historike dhe Filozofike në Universitetin e Melburnit dhe themelues i organizatës jofitimprurëse Life You Can Save. Singer ka shkruar edhe shumë libra.