MENU
klinika

Nga The Economist

Zgjedhjet në SHBA/ A i arritën qëllimet demokratët?

07.11.2018 - 15:45

Zgjedhjet amerikane mbaruan dhe rezltatet tanimë janë të qarta. Partia Demokratike fitoi një shumicë të rehatshme në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës.

Marrja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët për herë të parë që prej tetë vjetësh, do të thotë që ata do të jenë në gjendje të frenojnë axhendën e Presidentit republikan, Donald Trump. Por jo vetëm kaq. Ata mund të hidhen në sulm, duke marrë drejtimin e komisioneve të rëndësishme që kanë kompetenca të gjera për hetime. Disa demokratë kanë lënë të kuptohet se do të kërkojnë të shohin formularët e taksave të presidentit dhe të hetojnë financat e tij personale dhe interesat e biznesit, si edhe lidhjet e fushatës të tij presidenciale me Rusinë.

Nga ana tjetër, janë republikanët që do të zgjerojnë shumicën në Senat, nga dy në katër vende.

Megjithatë pati disa humbje për demokratët. Heidi Heitkamp nga Nevada, Joe Donnelly nga Indiana dhe Claire McCaskill nga Misuri u mposhtën. Florida gjithashtu vazhdoi të favorizojë republikanët, pasi Rick Scott. Fitoret republikane do ta bëjnë tejet të vështirë për demokratët që të rimarrin Senatin në vitin 2020, duke i lënë ata me pak shpresë për zbatimin e premtimeve të fushatës edhe nëse ata do të fitonin përsëri presidencën.

Demokratët humbën në Indiana dhe Tenesi, dy shtete që Presidenti Trump i fitoi lehtësisht në vitin 2016. Megjithatë, demokrati nga Virxhinia Perëndimore, Joe Manchin arriti ta mbante vendin e tij në senat dhe fitoi ndaj republikanit, Patrick Morrisey, prokurori i përgjithshën i këtij shteti.

Demokratët siguruan fitoren e parë të rëndësishme në Virxhinia, në rrethinat e Uashingtonit, ku Jennifer Wexton, një prokurore dhe senatore e legjislaturës së shtetit, fitoi ndaj anëtares aktuale të Dhomës së Përfaqësuesve, Barbara Comstock. Me humbjen e zonjës Comstock, një tjetër fitore demokrate në Florida, dy të tjera në Pensilani dhe dy në Kolorado, si edhe disa në shtete të tjera, demokratët arritën të marrin shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve.

 Demokratët kanë pritur me padurim këto zgjedhje afatmesme që nga dita që humbën zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Duket se monopoli republikan në pushtet federal është gati të përfundojë…

Nga The Economist