Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet e shumëpërfolura në kabinetin qeveritar.
Përsa i përket emrave të rinj që janë bërë pjesë e kabinetit qeveritar, më poshtë gjeni të plotë listën e tyre.
Anila Denaj,
Ministre e re Financave dhe Ekonomisë. Denaj drejton Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në vitin 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave.
Belinda Balluku,
Belinda Balluku do të zëvendësojë Damian Gjiknurin në postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Balluku është aktualisht në krye të Albcontrol, ka mbajtur më herët edhe postin e nënkryetares së Bashkisë, në kohën kur jo e fundit drejtohej nga Edi Rama.
Genti Caka,
Genti Caka, u emërua sot Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, duke zëvendësuar në këtë post Ditmir Bushatin. Ai mban aktualisht postin e zv/ministrit në këtë ministri dhe ka një eksperiencë në fushën e integrimit me eksperiencë akademike të shkëlqyer.
Besa Shahini,
Besa Shahini do të jetë ministrja e re e Arsimit. Besa Shahini ka lindur në Prishtinë në vitin 1982. Në vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit parauniversitar në Kosovë. Në të njëjtën kohë, ajo ishte dhe analiste e pavarur politikash për çështje të integrimit në BE dhe arsim. Në periudhën 2004-2015, Besa ka qenë analiste e lartë politikash pranë Inicitiativës Evropiane për Stabilitet (ESI) në Berlin. Ndërsa më parë, në vitet 2002-2004, ajo ka qenë asistente akademike pranë York University në Toronto.
Elva Margariti
Elva Margariti, me profesion arkitekte pritet të drejtojë Ministrinë e Kulturës, duke zëvendësuar Mirela Kumbaron. Margariti ka ka qenë koordinatore Kombëtare e Programit “100 Fshatra”, ndërsa ka punuar edhe në kryeministri si këshilltare.
Kryeministri Edi Rama, pritet të dërgojë ndryshimet e kabinetetit qeveritar në Presidencë për dekretim.
Kushtetuta e Republikës parashikon që Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit. Presidenti ka 7 ditë kohë për dekretet ndërsa kuvendi 10 ditë.
Por ndërsa Kuvendi ka marrë pushimet e fundit, dy janë mundësitë që ministrat e rinj të marrin detyrën.
Seanca më e afërt plenare, është ajo e 21 janarit, e cila nuk i konvenon kryeministrit, pasi studentët kanë paralajmëruar protestë në 7 janar.
Ndërsa një tjetër mundësi është mbledhja e një seance të jashtëzakonshme për të votuar qeverinë e re Rama.