Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për medie, ka thënë se qeveria e vendit ka dështuar në liberalizimin e vizave dhe luftimin e korrupsionit.
“Kosova njihet qe i ka ligjet e mira por ato mbeten vetëm në letër. Si bëhet që Kosova ka kaq shumë korrupsion dhe ministrat e drejtësisë nuk u shkarkuan. Ne kemi ministër të drejtësisë por s’kemi drejtësi. Para një dekade presidenti i sotëm patë premtuar liberalizim të vizave. Ndërkaq Haradinaj premtoi liberalizim për tre muaj. Që të gjithë këta janë gënjeshtar e mashtrues, e asnjëri prej tyre nuk jep dorëheqje, populli e shteti ynë nuk i meriton këta”, tha Kurti.
Kurti ka deklaruar se Vetëvendosje do ta votojë Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës.
“Ne do të votojmë për ushtrisë së Kosovës kurdo që të vije në kuvend. Është për të ardhur keq që buxheti i ndarë për ushtrinë është 58 milionë euro”, tha ai.
Avni Zogiani nga Vetëvendosje tha se mosliberalizimi i vizave dhe rënia e Kosovës në arenën ndërkombëtare janë pasoja të korrupsionit. /Konica.al/