MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

A do të vazhdoj dialogu Kosovë-Serbi në vitin 2019?

26.12.2018 - 17:00

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se e vlerëson iniciativën e kryeparlamentarit, Kadri Veseli që të takohen për një angazhim shtesë të Ekipit Negociator për t’u koordinuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë deklaratë Presidenti Thaçi e bëri në një konferencë për media, pas takimit të iniciuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli me krerët më të lartë të shtetit dhe anëtarët e Ekipit Negociator, për të unifikuar qëndrimin e shtetit të Kosovës për procesin e dialogut final Kosovë-Serbi.

Kosovë/ Ekipi negociator në muajin janar në Bruksel konica.al

Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë për sot në rend të ditës ka vendosur propozimin e qeverisë për shkarkimin Aksel Ahmedovski nga funksioni ministër pa resor i ngarkuar për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni dhe në vend të tij të vij të zgjidhet Muzafer Bajram.

Kuvendi, gjithashtu me propozim të Qeverisë, duhet të shkarkojë Adnan Qahil nga funksioni ministër pa resor i ngarkuar për investimet e huaja në dhe në vend të tij të zgjidhet Elvin Hasan.

Mali i Zi

Mali i Zi planifikon të dëbojë më shumë se 30 murgj dhe priftërinj të Kishës Ortodokse serbe.

Me anëtarët e familjeve të tyre, janë rreth pesëdhjetë qytetarë që punojnë në këtë vend.

Mali i Zi dëbon murgj të Kishës Ortodokse serbe konica.al

Kosovë

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Në rendin e ditës është vetëm një pikë – diskutim mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft-marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se gjendja në Kosovë është gjithnjë e më e vështirë.

Ai apeloi botën, sidomos fuqitë perëndimore, ta kuptojnë se taksa e vendosur nga Kosova nuk i godet vetëm interesat e Serbisë, por popullin serb. /Konica.al/