MENU
klinika

Vrasja e 17- vjeçares

Atentati në Laprakë/ Zbulohet identiteti i autorit të dyshuar

27.12.2018 - 20:01

Një ditë pas vrasjes së 17-vjecares Briselda Gjikola dhe plagosjes së të dashurit të saj Erjon Bengo është zbuluar identiteti i autorit të dyshuar.

Nga burimet mësohet se autori i dyshuar Robert P. i datëlindjes 1999, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja:

Krimi i rëndë ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Briselda Gjikola, dhe u plagos Erion Bengo ndodhi dje rreth orës 18:17 në Laprakë.

Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre.

Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull.