Real Madrid ka kaluar pa problem ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve, duke mposhtur 2-0 japonezët e Kashima dhe tashmë kampionët e Europës do të luajnë në finale me vendësit e Al Ain, që mposhtën dje River Plate pas gjuajtjeve të penalltive.
Japonezët janë munduar të surprizojnë kampionët e Europës dhe kanë luajtur fort në fillim, por më pas Real Madrid ka marrë frenat e lojës dhe në fundin e pjesës së parë Gareth Bale ka shënuar, pas asistit të Marcelos.
Pjesa e dytë nis më e qetë, Real vijon dominimin dhe në minutën e 53-të, pas një gabimi të njërit prej japonezëve me kthimin e topit pas te portieri, përfiton Bale dhe shënon golin e dytë për Real Madrid.
Pa kaluar as dy minuta lojë, Marcelo jep një tjetër asist dhe Gareth Bale shënon golin e tretë personal dhe të tretin për ekipin e tij. Më pas madrilenët ulin disi ritmin e lojës dhe nga kjo përfitojnë japonezët, që shënojnë golin e nderit në minutën e 78-të.
Real Madrid fiton 3-1 dhe të shtunën do të diskutojë finalen, që do të luhet në Abu Dhabi në Emirateve të Bashkuara Arabe. Përballë do të jetë skuadra vendëse Al Ain, që kërkon të surprizojë kampionët në fuqi.