MENU
klinika

Banorët e Astirit

Banorët e Unazës së Re bllokojnë sërish rrugën

17.12.2018 - 17:58

Banorët e Astirit në Unazën e Re kanë dalur sërish mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre.

Ata kanë dalë në rrugë duke bllokuar edhe lëvizjen e makinave me thirrjet “jo projektit”. Banorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë të protestojnë dhe se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.

Bashkë me ta në protestë kanë qenë sonte edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Deputetët Edmond Spaho, Oriola Pampuri kanë siguruar banorët se do të kenë mbështetjen e Partisë Demokratike për kauzën e tyre.

Nga ana tjetër protestat kanë paralizuar qarkullimin në disa akse të kryeqytetit, duke e kthyer në mision të pamundur lëvizjen me automjet në Tiranë.