MENU
klinika

(Dokument)

BE: Thaçi udhëheq me dialogun

18.12.2018 - 12:15

Bashkimi Evropian përmes një letre dërguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ia bën të qartë Qeverisë së Kosovës se në çfarë niveli ka filluar dhe duhet të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Në një letër dërguar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, komisionerja për Tregti, Cecilia Malmstrom si dhe komisioneri Johannes Hahn, thuhet se dialogu Kosovë–Serbi nga pala kosovare udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi.

Përfaqësuesit e BE-së në këtë letër shkruajnë se rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës është një zhvillim i rëndësishëm dhe do të kontribuojë për ta forcuar peshën e autoriteteve të Kosovës dhe do të duhej të mundësonte lehtësimin, përshpejtimin e vazhdimit të procesit në mënyrë konstruktive, në kuadër të organizimit aktual të Dialogut të Nivelit të Lartë.

Ne e mirëpresim atë dhe e konsiderojmë si një input në kuadër të qëndrimeve të Kosovës që do të shprehen nga presidenti i saj në dialogun aktual, që përbën për BE-në kornizën e vetme reale për adresimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në letrën e përfaqësuesve të lartë evropianë. /Konica.al/