MENU
klinika

Theresa May në Bruksel

Brexit/ BE: Qartësim i marrëveshjes, jo rinegociim

14.12.2018 - 14:10

Theresa Maj i është thënë të kthehet në parlament dhe të gjejë një mënyrë për të rregulluar gjithë rrëmujën e  Brexit pasi ajo nuk arriti të bindë krerët e BE në Bruksel se ajo kishte një plan të besueshëm.

Thirrjet nga kryeministrja për një koncesion përfundimtar të enjten mbrëma nuk arritën të bindnin 27 krerët e shteteve. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e përshkroi debatin britanik si “të paqartë” dhe i tha kryeministres të kthehej tek ata me një plan të qartë.

Videoja e liderëve që u mblodhën për bisedimet e premten në mëngjes tregonin Theresa May që bisedonte ftohtë me Juncker, i cili duket se po përpiqej të qetësonte kryeministren, qartësisht të zemëruar.

Në ditën e dytë të samitit, udhëheqësit përsëritën se nuk do të rinegociojnë marrëveshjen dhe bënë një apel të drejtpërdrejtë ndaj deputetëve britanikë, që sipas tyre janë “përgjegjës” dhe duhet të ofrojnë një rrugëdalje nga ky ngërç.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, tha se diskutimet me majin kishin qenë të sinqerta.

“Ne e dimë se çfarë dëshiron Tereza dhe dëshiron marrëveshjen më të mirë të mundshme, por problemi janë deputetët në Londër,”tha ai.

Laburistët thonë se deputetët duhet të votojnë për marrëveshjen javën e ardhshme dhe ishte “e papranueshme” që ajo të shtyhej përsëri në janar.

Të enjten në mbrëmje, Z. Juncker i kërkoi Britanisë së Madhe që të përcaktojë më qartë se çfarë dëshiron, duke shtuar se Komisioni Europian do të publikojë informata më 19 dhjetor mbi përgatitjet e tij, nëse Britania e Madhe do të largohet nga BE pamarrëveshje.

“Miqtë tanë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të thonë atë që duan, në vend që të na kërkojnë të themi se çfarë duam, dhe kështu ne do të dëshironim që brenda pak javësh miqtë tanë në Mbretërinë e Bashkuar të vendosnin pritshmëritë e tyre nga ne, sepse ky debat ndonjëherë është i mjegullt dhe i pasaktë, do të donte sqarime, “tha ai.

May u nis menjëherë drejt Brukselit, pasi fitoi mocionin e mosbesimit për kreun e konservatorëve britanikë, për t’u bërë një thirrje speciale udhëheqësve të BE-së në samitin e djeshëm, edhe pse disa diplomatë e përshkruan performancën e saj si “të keqe” dhe “të mjegullt”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…