MENU
klinika

Nga New York Times

Brexit, misioni i pamundur i kryeministres Theresa May

11.12.2018 - 15:04

E vetmja gjë e qartë rreth Brexit është se do të ketë shumë konfuzion.

Duke e ditur se do të humbiste, Theresa May të hënën hoqi dorë nga një votim për marrëveshjen e saj Brexit. Por, meqenëse marsi është afati i fundit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, pyetja është nëse kërkimi i një kompromisi ka qenë një mision i pamundur gjatë gjithë kohës.

Në referendumin fatal në qershor 2016, britanikët votuan 51.9 përqind për të lënë Bashkimin Evropian. Por me bllokun që tregon pak interes në rihapjen e negociatave për marrëveshjen prej 585 faqesh të arritur me kryeministren May, opsionet janë të pakta.

Edhe një herë, gjithkund pyetet se çfarë May duhet ose nuk duhet të kishte bërë gjatë dy viteve e gjysmë që ajo ka luftuar. Padyshim May bëri gabime.

Megjithëse implikimet dhe pasojat e Brexit kanë qenë të pafundme, hendeku midis atyre që dëshirojnë të largohen dhe atyre që dëshironjnë të qëndrojnë është zgjeruar. Ishte më shumë një përplasje politike sesa një përplasje e kulturave.

Duke vonuar votimin e së martës nga Parlamenti, May fitoi pak kohë. Por jo shumë, dhe me kosto të lartë. Ajo duket se shpreson se mund të ketë disa lëshime nga një takim i nivelit të lartë i Bashkimit Evropian, i planifikuar për të enjten dhe të premten, që mund të qetësojë disa anëtarë të Parlamentit për çështjen më të diskutueshme, kufirin e hapur midis Irlandës dhe rajonit britanik të Irlandës së Veriut.

Rihapja e bisedimeve gjithashtu mund të hapë derën për më shumë kërkesa të Bashkimit Evropian, si dëshira e Francës për qasje në ujërat e peshkimit britanik ose pretendimet e Spanjës rreth Gjibraltarit.

Dhe peshkaqenët politikë, Jeremy Corbyn dhe Boris Johnson, kanë qenë të shpejtë për të kuptuar dobësinë e zonjës May.

Dhe kështu, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë më pas.

Lufta e lidershipit, zgjedhjet e reja, apo edhe një referendum i ri, po shqyrtohen të gjitha. Vetëm largimi nga BE pa marrëveshje, do të ishte një fatkeqësi.

New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN