Chelsea është rikthyer shumë shpejt në vendin e katërt, teksa ka fituar 2-1 në transfertë ndaj Watford. Tri pikë me shumë vlerë për Blutë e Londrës, që mund të tentojnë edhe më shumë, pasi City është 4 pikë larg dhe Tottenham 5 pikë.
Një sfidë e luftuar, Chelsea nuk e ka pasur të lehtë. Pas shumë rastesh, Hazard do të kalonte të tijtë në avantazh kur po regjistrohej minuta e parë shtesë e pjesës së parë. Megjithatë, në minutën e tretë shtesë të këtj fraksioni, Pereyra barazon për vendasit.
Sarri, që ishte i detyruar të bënte një ndryshim në pjesën e parë, në të dytën nuk zëvendëson asnjë deri në minutën e 80-të. Për të ardhur në minutën e 58-të, ka penallti për miqtë, Hazard merr përsipër dhe nuk fal.
Të dielën Chelsea do të luajë përsëri në transfertë, kësaj here në fushën e Crystal Palace. Duke parë edhe përballjet e rivalëve, Blutë e Londrës mund të përfitojnë të ngjiten në renditje.