MENU
klinika

Premier League, Java 20

City del nga kriza, rimerr vendin e dytë

30.12.2018 - 17:07

Pas dy humbjeve radhazi, që i kushtuan shumë, Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League, duke mposhtur 3-1 në transfertë ekipin e Southampton. Një sukses që rikthen kampionët e Premier League në vendin e dytë, 2 pikë më shumë se Tottenham dhe 7 pikë larg Liverpool të vendit të parë.

Gjithcka ka ndodhur në pjesën e parë sa i përket rezultatit, pasi të 4 golat janë shënuar në këtë fraksion. David Silva gjen golin e avantazhin në minutën e 10-të, pas pasimit të marrë nga Bernardo Silva.

Megjithatë, vendasit futesn sërish në lojë në minutën e 37-të, kur Hojbjerg barazon shifrat. Në limitin e pjesës së parë “Qytetarët” shënojnë dy gola të njëpasnjëshëm. Fillimisht autogol, ndërsa në minutën e tretë shtesë Aguero shënon golin e tretë.

Në pjesën e dytë ka luftë sportive, por jo gola. Në minutën e 85-të gjithcka bëhet e vështirë për vendasit, kur autori i golit të vetëm për Soothampton ndëshkohet me karton të kuq. Mbyllet 1-3 dhe City që e mbyll vitin me fitore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN