MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 16

Çlirohet Tirana, largon “fantazmat” e rënies

08.12.2018 - 15:58

Pas shumë e shumë përpjekjesh, më në fund, ka ardhur edhe fitorja e parë për trajnerin Ard Mema. Tirana ka fituar pastër 4-0 në shtëpi me Kastriotin e vendit të fundit. Një sukses që largon “fantazmat” e rënies nga Kategoria Superiore dhe tashmë bardheblutë janë më të qetë.

Nisi gjithçka mirë për vendasit, të cilët fituan një 11-metërsh pak pasi ishin mbushur 10 minuta lojë. Portieri Kuka ndali në mënyrë të parregullt Sentamun brenda zone dhe Laver Alla menjëherë drejtori gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.

Edon Hasani me mjaft qetësi nuk e ka të vështirë që të shënojë.

U vuajnë disi në lëvizje krutanët, që nga ai moment treguan më shumë dëshirë që të rrezikonin portën e Likës, megjithatë pa pasur forcën e mjaftueshme për të krijuar ndonjë situatë vërtetë të rrezikshme në zonën e bardhebluve. Mendoi Bedri Greca për t’i dhënë qetësinë 24-herë kampionëve të vendit, para fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë kishte një panoramë të vakët dhe me rastet që munguan. Tirana shënoi edhe dy herë të tjera, teksa ishte Ngo si fillim, i cili shënoi pak sekonda pasi u fut në lojë.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt ishte Sentamu, i cili shënoi golin e  katërt, duke regjistruar kështu fitoren më të thellë të Tiranës për këtë edicion. Një sukses shumë i nevojshëm për kryeqytetasit, që tani shkojnë në vendin e 7-të me 14 pikë, duke kaluar Luftëtarin, por gjirokastritët kanë një ndeshje më pak.

TIRANA – KASTRIOTI     4-0

Hasani 11′, Greca 42′, Ngo 78′, Sentamu 90′

Tirana: Abibi, Doka, Atinga (Turtulli 74′), Hoxhallari, Imami, Krabeci, Daja, Hasani, Halili (Ngo 67′, Greca (Mauexhe 71′), Sentamu. Trajner: Ardian Mema.

Kastrioti: Kuka (Puja 46′), Husein (Bardhi 28′), Shehi (T. Marku 66′), Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Okebugu, Shehu, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica.

Kartonë të verdhë:  Sentamu 50’/ Kuka 10′, Ymeraj 66′

Gjyqtarë: Laver Alla,  Rudin Preça, Marjus Qose, Olsid Ferataj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN