“Shqipëria ka më shumë shanse sesa në ‘Euro 2016’ për t’ia dalë mbanë”. E thotë Giani De Biasi, trajneri që për herë të parë dërgoi kuqezinjtë në historinë e tyre në një Europian.
Në intervistën për “Panorama Sport” dhënë gazetarit Jetmir Halilaj, italiani është i bindur se përfaqësuesja shqiptare ka realisht shanse të mira për të kapur vendin e dytë.
“E përsëris, Shqipëria duhet të besojë te vendi i dytë dhe te kualifikimi. Portugalia në ‘Euro 2016’ kishte staturën e Francës sot, por Serbia me Danimarkën nuk janë si Islanda me Turqinë.
Besoj se Shqipëria me këto dy të fundit do të rivalizojë deri në fund për vendin e dytë. Me gjithë respektin, por besoj se ato nuk janë si Danimarka me Serbinë” – është shprehur De Biasi, i cili vijon të jetë i lidhur me Kombëtaren shqiptare, të cilën e drejtoi për 6 vite e gjysmë.