MENU
klinika

Film nga Andi Deçka

Del traileri i filmit dokumentar “Lorik”

05.12.2018 - 13:42

Del trailer i filmit dokumentar “Lorik”, një bashkëpunim i fondacionit “Lorik Cana 5” me “Digitalb|, realizuar nga gazetari Andi Deçka në “Supersport”. “Lorik” është dedikuar jetës dhe karrierës së kapitenit legjendar të kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana.

Ky dokumentar i rrallë sportiv, i realizuar si asnjëherë më parë, pa narracion dhe me historinë e karrierës së tij, rrëfehet nga vetë Loriku dhe personat e afërt që ndikuan në formimin dhe zhvillimin e tij si person dhe si futbollist.

Filmi dokumentar është i ndërtuar në një rend kronologjik dhe përshkon të gjithë etapat e rëndësishme në jetën dhe karrierën e Lorikut, që nga fëmijëria në Gjakovë, hapat e parë të futbollit, transferimi i vështirë te PSG, kalimi i bujshëm te Marseille e deri te Sunderland, Galatasaray e Lazio.

Zgjedhja e Kombëtares shqiptare, debutimi në Kosovë në miqësore dhe ndaj Zvicrës në një ndeshje zyrtare, në qershor të vitit 2003, sfida me Greqinë më 2004-n e deri te eliminatoret e fundit të Kampionatit Europian zënë një vend të rëndësishëm në filmin dokumentar.

Filmi sjell pamje ekskluzive të jetës private të Lorik Canës, imazhet e rralla të debutimit të tij në një miqësore me Kosovën apo dhe materialet e pastruara në cilësi HD të periudhës së karrierës së tij në mesin e viteve 2000 tek Olimpique Marseille.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN