MENU
klinika

Jean-Eugène Robert-Houdin

Doni ta mësoni trukun e gotës plot që nuk derdhet?

07.12.2018 - 12:21

I njohur si një nga më të mëdhenjtë e magjisë të të gjitha kohërave, Jean Eugène Robert-Houdin mbetet një nga personazhet më të rëndësishme të historisë dhe të fushës së orëpunuesve.

Takimi mes dy pikave të interesit vetjak diktuan edhe jetën e francezit të famshëm, i cili në rrugëtimin e jetës realizoi shpikje të mahnitshme.

Jean-Eugène Robert-Houdin, i njohur si Jean-Eugène Robert lindi më 6 dhjetor 1805 në Francë dhe vdiq më 1871. Magjistari francez konsiderohet të jetë babai i joshjes moderne.

Interesuar për magjinë që në fëmijëri, Robert-Houdin u trajnua fillimisht si orëbërës, ndikuar nga i ati i cili punonte në këtë fushë. Mbaroi studimet në kolegjinë e Orleanit në Paris, më vonë punoi me pajisjet e tij mekanike në Paris dhe si magjistar në Palais-Royal (1845-55), duke kryer aktivitetin e tij në një skenë të hapur me veshje mbrëmjeje, në vend të kostumeve magjike.

Gjatë këtyre shfaqjeve krijoi një ndjesi mbresëlënëse me trukun e tij “djali lundrues”, arritur me përdorimin e një strukture mbështetëse metali. Në 1856, ai u dërgua në Algjeri nga qeveria franceze për të luftuar ndikimin e dervishëve, duke dublikuar bëmat e tyre.

Librat e tij me influencë, të bazuara kryesisht në idetë më të mira të paraardhësve të tij, shpjegojnë artin e magjisë dhe japin mësime hap pas hapi. Ndër to përmendim Autobiografi (1857), Siguritë e një prestigjatori (1859) dhe Sekretet e prestigjacionit dhe magjisë (1868).

Houdin qe magjistari i parë që përdori energjinë elektrike, përmirësoi metodën e sinjalizimit për mashtrimin e “transferimit të mendimit” dhe ekspozoi “fakes” dhe magjistarët që mbështeteshin në shpjegime mbinatyrore për bëmat e tyre.

Megjithëse, nuk i hoqi mjetet nga duart, shumicën e kohës bënte që e pazakonshmja të dukej e zakonshme, duke krijuar iluzione të jashtëzakonshme, i cili për më tepër i siguronte publikut shpjegimin e besueshëm të procedurave teknike të përfshira në truk.

Përveç magjisë, pasion kishte edhe saktësinë në mekanikë, gjë e cila më vonë e lejoi të ndërtonte automatët dhe pjesë mekanike të mrekullueshme që i dhanë famë mbarëbotërore, madje edhe më shumë sesa zhdërvjelltësia e tij manuale, e cila, megjithatë, ishte e mrekullueshme.

Shpirti shpikës, punëtor i palodhur, ai nuk dëshironte të harxhonte kohë vetëm si orëpunues, të kufizohej vetën në sferën e orëve, tashmë ëndërronte, 17-vjeçar, të krijonte lëndë të reja mekanike, të afta për të mahnitur bashkëkohësit dhe ta tarshëgonte emri e tij tek pasardhësit.

Atij i detyrohemi gjithashtu edhe shpikjen e orëve misterioze me mekanizëm të padukshëm, ose aleancën e fundit midis botës së orëve dhe asaj të magjisë.

Emri i Robert-Houdin ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, aq sa sot emri i tij është proverbial, çdo moment dëgjojmë dikë të flasë me pasion për njeriun e mençur Houdin. Pavarësisht nga seancat teatrore dhe turnetë në vende të ndryshme, magjia për të ishte primordiale.

Me kalimin e moshës, u tërhoq në vendlindjen e tij ku ndërtoi një shtëpi të jashtëzakonshme, ku gjithçka funksiononte mekanikisht dhe gjithçka e manipulaur.

Pasioni nuk e kishte braktisur, për çudi, edhe shtëpia misterioze e Robert-Houdin, për habinë e njerëzve të brezit të tij, nuk është harruar ende në vendlindjen e tij Blois. Artisti i vjetër i kaloi vitet e fundit duke shkruar për magjistarët e ardhshëm, duke dhënë këshilla dhe mënyra efikase.

Babai i magjisë moderne. Më vonë, ai e modernizoi në mënyrë të konsiderueshme këtë art. Në të vërtetë, para tij, iluzionistët dhe magjistarët i kryenin në rrugë truket me veshje ekstravagante, duke përdorur pajisje të rënda.

Jean-Eugène Robert-Houdin shpalos njohjet e tij të fisnikërisë në këtë art stërgjyshor. Kjo metamorfozë manifestohet në veçanti nga veshja e tij, me një veshje mbrëmjeje e matur, e modës në atë kohë.

Përveç kësaj, ai përdor aksesorë të thjeshtë dhe të rafinuar, të cilat i paraqet gjatë shfaqjeve në teatër. Një tjetër ndryshim i madh: fjalimi i tij është i zbukuruar me diskursin shkencor, “argumente të besueshme” dhe shpjegime të detajuara.

Midis iluzioneve të mëdha, le të përmendim levitimin e djalit, pema e portokallit në të cilën ai bën të shfaqen frutat, ku gjendeshin edhe disa shami të spektatorëve, automate ose “hartuesit e shkrimtarit”.