05.12.2018 - 22:41
Në dy ndeshjet ku kanë luajtur skuadrat pretendente, ka pasur përmbysje rezultati. Liverpool ka përmbysur gjithcka në fushën e Burnley shumë shpejt dhe në fund ka fituar 3-1. E kundërta me Chelsea, teksa Wolves në fushën e vet ka përmbysur në 2-1.
Liverpool nuk shënoi në pjesën e parë, ndërsa vendasit realizuan në mesin e pjesës së dytë. Por të Kuqtë në harkun e shtatë minutave përmbysin gjithcka me Milner dhe Firmino. Në fund shënon edhe Shaqiri, që vulos 3-1.
E kundërta ka ndodhur me Chelsea. Blutë e Londrës shënuan në pjesën e parë, por në të dytën pësuan dy gola. Për pasojë, pretendimet për të kapur vendin e parë bien shumë për Chelsea.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premier League, java 15