MENU
klinika

Transferimi

E kryer, Juve rrëmben mesfushorin e Arsenal

31.12.2018 - 15:22

Kampionët e Italisë bëjnë goditjen e radhës në merkato. Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, do të jetë lojtar i Juventusit në qershor. 27-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe do të transferohet me parametra zero në Torino.

Të dyja palët kanë arritur marrëveshje dhe mesfushorit, i është ofruar një kontratë 4-vjeçare, ku do të përfitojë 8 milionë euro në sezon. Më parë, Juventus ka transferuar me të njëjtën mënyrë edhe mesfushorin e Liverpool, Emre Can dhe tashmë, “Zonja e Vjetër” duket e kompletuar në repartin e mesfushës.

Ramsey është një nga lojtarët më të spikatur në Angli, por edhe te “Topçinjtë”, dhe jo më kot Juventus ka menduar që ta afrojë në gjirin e vet duke qenë se ka eksperiencë edhe në Kupat e Europës.

Juventus me parametra zero pati marrë edhe Pogba nga Manchester United dhe duke e rishitur po te ky klub për plot 100 milionë euro. Juventus mbetet kampion në Itali edhe për sa u përket transferimeve, si në shitje, ashtu edhe në blerje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN