MENU
klinika

FIFA prezanton stadiumin

Finalja e Botërorit 2022, në “tas floriri”

16.12.2018 - 18:13

Tetë do të jenë stadiumet e Botërorit të vitit 2022, që do të nisë më 21 nëntor në Katar. Ndërkohë, është bërë e qartë se cili do të jetë stadiumi i ndeshjes hapëse dhe finales së madhe.

Në faqen zyrtare të FIFA-s, shkruhet: “Stadiumi të kujton një tas floriri me hapjet që i ngjajnë llampave të fanarëve, diçka tradicionale në atë zonë të botës.”

Nëpërmjet një ceremonie festive, janë zbuluar planet e stadiumit 80,000 vende, që është krijuar nga një zyrë arkitekturore londineze.

stadiumi kryesor i Katarit
stadiumi kryesor i Katarit

“Stadiumi i ri nderon traditën dhe është një simbol i së ardhmes së madhe,” – shprehet Hassan al-Thawadi i komitetit organizativ të Kupës së Botës në Katar.