MENU
klinika

Letra zyrtare e Idrizit

Flamurtari i kërkon 470 mijë euro Bashkisë

13.12.2018 - 14:02

Administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, i ka dërguar një letër zyrtare Bashkisë së Vlorës për borxhet e prapambetura. Klubi e ka nisur letrën në bashki ditët e fundit, e bashkë me të, të detajuar çdo pagesë që është kryer, shoqëruar me kontratat përkatëse.

Mësohet se Idrizi kërkon 470 mijë euro si detyrime që i ka paguar, por që nuk i përkisnin atij. Për “Panorama Sport”, administratori Sinan Idrizi bëri me dije kërkesën zyrtare drejtuar bashkisë, ndërsa tha se kërkon t’i kthehen lekët që ka dhënë pa të drejtë për persona që nuk i ka njohur fare.

“Kemi tre-katër vjet me këtë histori. Më ktheni lekët që më keni, kaq! Kam paguar për emra që nuk i njoh dhe nuk i kam parë ndonjëherë. Janë lekë që duhet t’i kthehen klubit, jo Sinan Idrizit, janë lekët e klubit” – është shprehur Idrizi.

sinan idrizi e Safet e Gjici me Ardjan Takaj
sinan idrizi e Safet e Gjici me Ardjan Takaj

Flamurtari ka paguar detyrime të shumë futbollistëve apo trajnerëve që nuk janë paguar që prej vitesh, kur Sinan Idrizi nuk ishte administrator i klubit. E gjitha kjo për të mos penalizuar klubin, por tani kërkon që këto të ardhura të kthehen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryebashkiaku Leli pranë Flamurtarit

Gati “Vlora Sport”, Idrizi “thumbon” Gjikën