MENU
klinika

Top 11

Formacioni i futbollistëve duhanpirës

10.12.2018 - 22:59

Në futbollin e sotëm, ku diferencën e bën edhe detaji më i vogël, futbollistët që pijnë duhan numërohen me gishtat e dorës. Flasim për nivele profesioniste dhe jo për futbollin amator.

Po japim 11 futbollistë të famshëm dhe të suksesshëm, të cilët konsumojnë duhanin.

Nga portieri i Juventusit, Buffon, tek Ozil i Arsenalit, por edhe ish-lojtarë me famë botërore, si Roberto Carlos, apo edhe talente si Verrati, janë ndër lojtarët që nuk i rezistojnë dot tundimit për të tymosur, teksa më poshtë është top-formacioni me futbollistët dhe ish-lojtarët e njohur që janë duhanpirës.

TOP 11: Gianluigi Buffon, Ashley Cole, Gerard Pique, Lorenzo Tonelli, Roberto Carlos, Marco Verratti, Mesut Ozil, Wayne Rooney, Mario Balotelli, Dario Hubner dhe Radja Nainngolan. Trajner: Zinedine Zidane.

Natyrisht, ju mund të shtoni dhe të hiqni lojtarë sipas dëshirës, në këtë 11-she janë më të famshmit, por që e kanë pirë rregullisht duhanin. Dhe këtu nuk mund të ketë vend për Messin apo Cristiano Ronaldon…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN