MENU
klinika

Nga New York Times

Fundi i Evropës?

19.12.2018 - 12:34

Që nga Lufta e Dytë Botërore, rendi global liberal është mbajtur nga dy shtylla kryesore: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Të dyja këto, janë duke u tronditur sot nga kryengritje të klasave të mesme, të cilat në përgjithësi nuk kanë përfituar nga përparimet në globalizim, imigrim dhe teknologji.

Pas sulmit terrorist në Francë, pas protestave në Champs-Élysées nga “jelekverdhët”; pasi u tha në Romë disa ditë më parë se Italia mund të dilte nga Eurozona; pas negociatave të vështira të Brexit; dhe pas gëzimit të Presidentit Trump  për shpërbërjen  Bashkimit Europian, është e qartë se jemi në një moment kritik të historisë.

Sfida kryesore për të dyja, edhe për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian është e njëjtë: Këto përshpejtime të shpejta në teknologji dhe në globalizëm kanë sjellë shumë më tepër emigrantë, shumë strukturve sociale kanë ndryshuar dhe ka patur edhe një sërë ndryshimesh të tjera.

Klasat e mesme që mundësuan rritjen e SHBA dhe Bashkimit Europian  në shekullin e 20-të janë ndërtuar mbi diçka që quhet “punë me pagë të lartë dhe me aftësi të mesme”. Por robotika dhe inteligjenca artificiale  po e zhdukin fare këtë.

Më 24 nëntor, The Guardian publikoi disa histori të “jelekverdhëve”. Florence, 55 vjeç, i cili punonte për një kompani ajrore jashtë Parisit,  tha për Macron, “Kur ai shfaqet në televizion kemi përshtypjen se ai është i pakëndshëm me njerëzit normalë, se ekziston një përbuzje për ne”.

Duhet udhëheqje e jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Bashkimi Europian për të gjetur një strategji për të zhdukur këto ankesa.

Duhet balancuar nevoja për rritje ekonomike dhe rishpërndarje burimesh, nevoja për t’u kujdesur për brezat e ardhshëm dhe nevoja për kufijtë e lirë për të sjellë talente dhe ide të reja.

Por kjo udhëheqje mungon.

Britanikët i gënjyen lidhur me Brexit. Atyre iu tha se Britani do të kishte akses në tregun e BE, dhe nuk do të duhej të hiqte dorë nga asgjë. Por kjo ishte një gënjeshtër.

Macron, përkundrazi, guxoi të bënte gjërat e duhura, në kohën e duhur. Macron ngriti një presidencë krejtësisht imperiale, e ndërtuar nga një ekip i vogël. Macron mendonte se po qeveriste Singaporin, jo Francën, një vend revolucionar.

Për të shpëtuar presidencën e tij, Macron shkatërroi buxhetin e tij dhe anuloi rritjen e taksës së karburantit, ngriti pagën minimale me 100 euro (114 dollarë) në muaj dhe hoqi një taksë të planifikuar mbi pensionet nën 2,000 euro ($ 2,272) në muaj. Por për shkak se “jelekverdhët” nuk kanë udhëheqës, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas.

“Franca sot ka një udhëheqës pa mbështetës dhe një opozitë pa udhëheqës”, tha eksperti i politikës së jashtme të SHBA Michael Mandelbaum.

Dhe ajo që ka rëndësi është se Franca dhe Gjermania ishin “çimentoja” që e mbanin Bashkimin Europian të bashkuar.

Kjo është vërtet e frikshme. Unë nuk mendoj se ka zgjidhje kombëtare për këtë problem. Mendoj se vendet që do të lulëzojnë në këtë epokë janë ato që kanë qytetet më të shkathëta, liderët më të shkathët, të cilët mund të konkurrojnë në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe global.

Dominique Moisi, një nga analistët e politikës së jashtme të Francës,tha: Kur Amerika të fillojë të heqë dorë nga pushteti global; kur Italia të fitojë me planet e saj të buxhetit kundër BE dhe kur të gjitha rrugët të çojnë në Pekin, papritur ajo që ndodh në Francë shkon përtej Francës.

Nëse Macron dështon, kjo mund të sjellë fundin e Evropës.

Thomas L. Friedman është kolumnisti i punëve të jashtme në New York Times. Ai u bashkua me gazetën në vitin 1981 dhe fitoi tre çmime Pulitzer. Ai është autor i shtatë librave, duke përfshirë “Nga Bejruti në Jeruzalem”, i cili fitoi Çmimin Kombëtar të Librit./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN