MENU
klinika

Gruevski në Hungari

Gruevski shihet në një restorant të shtrenjtë (Foto/Video)

12.12.2018 - 16:35

Para disa javëve, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, iku nga vendi duke mos dashur të përgjigjet për veprat kriminale për të cilat akuzohet për qeverisjen e tij.

Ai këto ditë është parë nëpër Budapest të Hungarisë, duke u shoqëruar nga persona të panjohur për opinionin në Maqedoni.

Ai është parë në një restorant të shtrenjtë duke ngrënë drekë ndërsa gjatë daljes ai është parë me truproje dhe me shofer personal.

Gjatë ditëve të kaluara ai është fotografuar edhe nëpër kryeqytetin e Hungarisë, nga gazetari i The Guardian, Daniel Nolan.

Gruevski u arratis nga Maqedonia më 12 nëntor. Me ndihmën e diplomatëve hungarez, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë u arratis në Hungari ku kërkoi dhe fitoi azilin politik. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?