MENU
klinika

Intervista

Haradinaj-Brukselit: Rrezikohet Ballkani

11.12.2018 - 12:11

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar Brukselin se duhet të marrë më seriozisht aspiratat e kosovarëve për të shmangur paqëndrueshmërinë e mëtejshme në Ballkan.

Haradinaj në një intervistë të dhënë për Financial Times, ka akuzuar Serbinë se po vepron në interesin e Rusisë për të destabilizuar rajonin.

Ai ka fajësuar Serbinë për një ofensivë diplomatike për të minuar shtetësinë e vendit të tij.

Ne besojmë se Evropa na ka dhënë një shans, një hartë për t’u bërë anëtare të BE-së dhe ne jemi mirënjohës për këtë”, ka thënë ai.

Por ai mendon se krerët e BE-së nuk i janë përgjigjur në mënyrë adekuate ankesave të Prishtinës për Beogradin.

Haradinaj ka thënë se ndërsa BE kishte investuar fonde dhe personel për të normalizuar Kosovën dhe rajonin, “të gjitha veprimet e Serbisë janë kundër interesave të BE-së për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe në interes të Rusisë për të mbajtur situatën kaotike në rajon”. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë