MENU
klinika

Vizita në Prishtinë

Haradinaj i kërkon Hahnit liberalizimin e vizave

03.12.2018 - 17:05

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të hënën në takim Komisionarin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend.

Me këtë rast, Haradinaj, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rrugën e integrimeve evropiane, për prioritetet në sundimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e prioriteteve që dalin nga MSA, dhe për zhvillimin ekonomik.

Hahnit i kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë
Hahnit i kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi me këtë do t’i hapej mundësi e mirë qytetarëve dhe bizneseve dhe Kosova do të jetë partner serioz për BE-në”, thuhet në njoftimin për media.

Kryeministri Haradinaj tha se të gjitha institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në zbatimin e reformave dhe të prioriteteve, dhe me këtë po dëshmojnë se integrimi evropian dhe avancimi i proceseve demokratike në vend është prioritet. /Konica.al/