MENU
klinika

Përshkallëzohen tensionet

Incidenti Rusi-Ukrainë/ NATO në dilemë

04.12.2018 - 17:57

A mund të përkeqësohet kriza në Detin e Zi? Mundet që Rusia dhe NATO të nisin një konfrontim fizik?

Kjo , të paktën tani për tani, është e pamundur. Por incidenti i ndodhur së fundmi në ngushticën Kerç, , në mënyrë të pashmangshme e ka bërë sigurinë në Detin e Zi prioritet në axhendën e NATO-s në takimin e tyre të martën në Bruksel.

Deti i Zi ka kohë ka një rëndësi strategjike. Ai ishte teatri për një konflikt të madh midis fuqive perëndimore në mesin e shekullit të 19-të. Gjatë Luftës së Ftohtë, ishte rruga më e shkurtër e Bashkimit Sovjetik ndaj Iranit dhe Lindjes së Mesme, etj.

Për rusët, është parë gjithmonë si “oborri i tyre”.

Rusia vazhdon të ketë konflikte të armatosura me dy shtete të pavarura që ishin më parë pjesë e Bashkimit Sovjetik, Gjeorgjia dhe Ukraina. Ajo ka aneksuar territorin e Ukrainës, Krimenë, dhe vazhdon të mbështesë rebelët e armatosur në Ukrainën lindore.

Rusia alarmohet për atë që sheh si inkursioni në rritje i NATO-s në rajon.

Anijet luftarake të NATO-s kanë rritur patrullimet në Detin e Zi. Dhe zhvillon lidhje ushtarake me vendet partnere të saj Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

E pare nga selia e NATO-s në Bruksel, kjo thjesht ndihmon për të siguruar stabilitet. Ukraina, për shembull, është e etur për tu siguruar që Deti i Azov mos të bëhet një liqen i kontrolluar nga Rusia. Dhe NATO synon sfidimin e dominimit rus të vetë Detit të Zi.

NATO ka një problem. Nga njëra anë, retorika e qeverive anëtare të saj bën thirrje për stabilitet dhe ndërkohë ndërmarrin hapa, siç janë ushtrimet ushtarake dhe sanksionet ekonomike, që rusët i shohin si provokime.

Analistët kanë bërë thirrje për një sërë masash, për të rritur sanksionet ekonomike; apo edhe përpjekje për të kompensuar Ukrainën për humbjet ekonomike që po vuan.

Nuk ka zgjidhje perfekte për këtë qëndrim strategjik. Detyra e NATO-s është të sigurohet që gjërat të mos keqësohen.

Kjo është dilema e NATO-s: si t’i sigurojë miqtë dhe aleatët në rajonin e Detit të Zi pa i përkeqësuar gjërat?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionohen përsëri marrëdhëniet

Incident në Detin Azov/ Rusia sulmon anijet ukrainase