MENU
klinika

Serie A, java 18

Ironia e fatit, djali mund të shkarkojë babanë

26.12.2018 - 12:37

Duke nisur me ndeshjen Frosinone-Milan (ora 12:30) dhe për të përfunduar me supersfidën Inter-Napoli (20:30), do të luhen sot të gjitha ndeshjet e javës së 18-të të Serie A. Kjo javë përcjell duele mjaft interesante edhe brenda familjes.

Mbrëmë shkruajtëm për derbin mes vëllezërve Inzaghi, ku një fitore e Lazios së Simone-s, mund të sllite shkarkimin e Filippo-s nga Bologna. Futbolli nganjëherë është i pamëshirmshëm, por gjithsesi, janë pikërisht këto lloj sfida që e bëjnë edhe më intrigues.

Por ka edhe një derbi tjetër brenda familjes, babai kundër djalit. Në orën 18:00, Roma pret Sassulo-n dhe trajneri Eusebio Di Francesco rrezikon shumë stolin pas rezultateve jo të mira. Ironia e fatit qëndron se me Sassuolon luan djali, Federico.

Roma gjendet në vendin e 10-të, ndërsa Sassuolo e teta. Skuadrat luftojnë për një vend në Europë. Nëse Roma nuk do të fitonte sot, për më tepër të shënonte Federico Di Francesco, do të kishim një nga ngjarjet më të rralla në futboll: djali shkarkon babanë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN