MENU
klinika

Objektivi: Të shmangen penalizimet

Italia “dorëzohet”/ Një propozim i ri buxheti për BE-në

04.12.2018 - 10:39

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të martën se një projekt-buxhet i ri do të shqyrtohet për të shmangur penalitetet e deficitit të tepërt nga Brukseli .

“Objektivi im është të shmangim ndëshkimin e Italisë në një mënyrë që dëmton vendin tonë dhe rrezikon edhe dëmtimin e Europës”, tha Conte për të përditshmen italiane “Avvenire”.

“Po përfundoj një propozim që Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë dhe do të jetë gati në orët e ardhshme”.

Komisioni Evropian në tetor kundërshtoi propozimin e buxhetit të madh të qeverisë së koalicionit të Lidhjes së ekstremit të djathtë dhe lëvizjes Pesë Yjet, duke thënë se planet e qeverisë populiste nuk do ta ulnin borxhin publik të Italisë në përputhje me rregullat e unionit, ndaj ka urdhëruar Romën zyrtare ta rishikojë buxhetin në mënyrë që të shmangë një procedurë që do të ishte shembullore dhe do të çonte në gjoba të rënda.

Propozimi i tanishëm i qeverisë për një deficit buxhetor prej 2.4 % është dukshëm më i lartë se 0.8% që kishte planifikuar qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë.

Nënpresidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis tha javën e shkuar se një reduktim i deficitit publik të Italisë në 2.2% ende do të ishte i pamjaftueshëm për të shmangur sanksionet e BE.

Ministri Massimo Bitonci tha të martën se një marrëveshje me Komisionin Europian mbi buxhetin e vitit 2019 nuk mund të arrihet, por qeveria do të bënte gjithçka për të shmangur një procedurë disiplinore.

“Çdo gjë e mundshme do të bëhet për të shmangur atë,” tha Bitonci duke folur për televizionin shtetëror Rai.

Nëse një Procedurë e Deficitit të Tepërt (EDP) ndërmerret kundër Italisë, do të ishte hera e parë që procedura përdoret për shkak të një shkelje të borxhit, në vend të deficitit. EDP është një procedurë e nevojshme në rastet kur thyhen rregullat, por nuk është e mjaftueshme.  Italia ka tentuar të përfitojë. Vendit nuk i janë vendosur sanksione pavarësisht se i ka thyer rregullat edhe më parë.

Sapo një EDP të miratohet nga Këshilli Europian i krerëve të shteteve, që mund të ndodhë në samitin e dhjetorit, do të ketë një program me rekomandime dhe afate. Përparimi i Italisë do të monitorohet çdo tre ose gjashtë muaj.

Nëse komisioni mendon se Italia nuk ka bërë “detyrat e shtëpisë”, mund të vendosë një gjobë prej 0.2% të PBB-së dhe të pezullojë pagesat nga fondet e BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Objektivat për 2019 janë përcaktuar"

Italia nuk ka pse të ndryshojë planet e veta…