MENU
klinika

Ecuria e dobët

Jose Mourinho shkarkohet zyrtarisht nga United

18.12.2018 - 11:17

Durimi ka një kufi dhe sot kluni i Manchester United ka pushuar nga puna trajnerin José Mourinho, pas humbjes pësuar të dielën në Liverpool, duke i dhënë fund marrëdhënies me portugezin, nisur në maj 2016.

Sezoni aktual ka ecur shumë keq për The Reds dhe në këtë moment United është 19 pikë pas Liverpool-it kryesues, rekord që kur është krijuar Premier League, në 1992.

Ditët e fundit Mourinho deklaroi se edhe vendi i katërt do të ishte një sukses, duke parë si po ecën ky sezon, diçka që ka tërbuar tifozët dhe ka bërë të sosë durimi edhe nga drejtuesit e klubit.

mourinho jose
mourinho jose

Vetëm një fitote në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke lëshuar pikë edhe ndaj ekipeve modestë, si Southampton e Crystal Palace, kanë vulosur fatin e portugezit.

Marrëdhëniet mes Special One dhe zëvendës-presidentit Ed Woodward ka kohë që janë të ndera dhe që në verë nisi konflikti i hapur, kur Mourinho kërkoi qendërmbrojtës klasi, por nuk u ble, pasi klubi gjykoi se nuk ekzistonin lojtarë në treg më të mirë se ata që ka në ekip Mourinho.

Më pas konfliktet pasuan njëri-tjetrin dhe më i famshmi ishte ai mes Mourinho-s e Pogba-së, me francezin që pati një debat të egër me trajnerin. Mourinho i hoqi shiritin e zëvendëskapitenit dhe në ndeshjet e fundit Pogba ka qenë rregullisht në stol.

mourinho Jose
mourinho Jose

Gjithashtu, Mourinho ka kritikuar hapur lojtarët për mungesë cilësie dhe mentaliteti fitues, ndërsa ka pasur fjalë të ashpra edhe për lojtarët e rinj në moshë, që sillen shumë keq krahasuar me futbollistët e rinj të disa dekadave më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN