MENU
klinika

Premier League, Java 17

Dopietë e Shaqirit, Liverpool mposht United

16.12.2018 - 18:50

Super Xherdan Shaqiri dhe Liverpool fiton 3-1 ndaj Manchester United, duke marrë edhe kreun e renditjes së Premier League. Mesfushori shqiptar vendos në derbin e Premier League, vetëm 3 minuta që kishte hyrë në fushë.

Liverpool e nisi mirë ndeshjen, duke ushtruar presion gjatë gjithë kohës, me mbajtjen e topit deri në 65%. Por loja e mirë do të shpërblehej vetëm në minutën e 24-të, kur Sane shënon, një gol shumë i bukur për nga mënyra e realizimit.

Por një gabim i portierit Alisson në minutën 33-të, bën që Lingard të barazojë rezultatin në 1-1. Liverpool dominon, plot 7 goditje nga këndi në pjesën e parë, por kaq për 45 minutat e para.

Në të dytën, e njëjta “muzikë”. Por ndryshimin e madh do ta bënte mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili hyn në lojë në minutën e 70-të. Tri minuta më pas ai realizon golin e avantazhit për vendasit.

Do të ishte përsëri Shaqiri që do të shënonte në minutën e 80-të pas pasimit të Salah. 3-1 dhe Liverpool në 10 minutat e fundit thjesht administron avantazhin, një sukses që e ringjit në krye të Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 17

Chelsea nuk gabon, thyhet Arsenal