Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të Kategorisë Superiore në futboll për javën e 15-të, teksa kanë përfunduar me surpriza. Kështu, Kastrioti ka mposhtur 1-0 Flamurtarin në Fushë-Krujë, ndërsa Laçi ndalet në shtëpi 0-0 me Kamzën.
Skuadra e Stavri Nicës zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë agresive ndaj kuqezinjve, që siç u pa në fushë e kishin marrë mjaft lehtë. Mjaftoi një goditje spektakolare e Okebugut, për të thyer Qirkon, i cili nuk kishte si të ndalte atë goditje spektakolare të lojtarit të Kastriotit.
Edhe pse Flamurtari nisi që të ishte më kërkuese, sërish rastet më të rrezikshme i krijonte Kastrioti. Një rezultat i papritur për Flamurtarin, që nuk ruan ritmin e skuadrave që ndodhen në pjesën e sipërme të klasifikimit.
KASTRIOTI – FLAMURTARI 0-1
Okebugu 33′
Kastrioti: Kuka, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Okebugu, Shehu (T. Marku 46′), E. Marku (Bardhi 74′), Roxher. Trajner: Stavri Nica.
Flamurtari: Qirko, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Useini, Mustafa (Alla 58′), Torasa (Beqaj 40′), Kale, Bushiç. Trajner: Ilir Daja.
Kartonë të verdhë: Shehu 41′, H. Marku 50, T. Marku 62’/ Veliu 23′, Useini 60′ Batha 62′, Pollozhani 64′
Gjyqtarë: Andi Koçi, Enea Pashaj, Herald Lisaku, Klodian Shahini
Ndërkohë, kurbinasit luanin ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi dhe përballë tyre u gjend një Kamzë e vendosur mjaft mirë. Trajneri Gjoka e kishte bërë të qartë se nuk duhet të humbnin këtë herë dhe skuadra e tij ishte mjaft e kujdesshme.
Deri në fund pati më gol dhe Kamza mori një pikë, por bie në vendin e fundit. Laçi shkon në vendin e pestë, pasi Kukësi e Teuta kanë fituar këtë javë.
LAÇI – KAMZA 0-0
Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina (Berisha 66′), Xhixha, Altiparmakovski. Trajner: Migen Memelli.
Kamza: Avdyli, Idrizaj, Teqja, Beqiri, Bonani, Frashëri, Arrabal, Malaj, Fukui, Plaku, Martinena (Roloviç 68′). Trajner: Ernest Gjoka.
Kartonë të verdhë: Fangaj 30’
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Redvan Shaba, Ardian Beqiri