Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, ka komentuar së fundmi vendimin për të luajtur në Madrid finalen e dytë të Kupës së Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate. Për “Marca”, numri 1 i institucionit më të lartë të futbollit ka kritikuar tifozët për veprimet e tyre.
“CONMEBOL e analizoi situatën dhe arriti në vendimin se takimi mes Boca Juniors dhe River Plate duhet të luhej në Madrid. Është një rast i jashtëzakonshëm dhe kërkon masa të tilla. Nuk ishte vendimi im, thesht ndihmon CONMEBOL në një moment të vështirë.
Gjithmonë është më mirë që ndeshja të luhet. Në stadium ishin 60 mijë persona dhe gjithë bota po priste lidhjen direkte. Katër idiotë që hedhin gurë nuk mund të ndalojnë futbollin. Pak rëndësi ka sa veta ishin, janë gjithmonë idiotë. Kur morëm vesh se disa lojtarë nuk ishin mirë, vendosëm ta shtynim.
Po shoh shumë dhunë, njerëzit duhet të qetësohen. Duhet t’u japin shembuj fëmijëve, është vetëm një takim futbolli. Është ndeshje e rëndësishme, kush fiton do të tallet me kundërshtarin për 100 vitet e ardhshme, por përsëri është një ndeshje, jo luftë”, – përfundoi Infantino.