MENU
klinika

Superclasico

Ronaldo dhe Messi bashkë në “Bernabeu”?

04.12.2018 - 17:37

Me shumë gjasa, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të jenë përkrah njëri-tjetrit për të ndjekur një nga derbit më të cmendur të planetit. Raportet në Spanjë pohojnë se sulmuesi i Juventus do të jetë i pranishëm në finalen e Copa Libertadores, dhe do të ulet përkrah Messi-t.

River Plate dhe Boca Juniors do të ndeshen në Bernabeu të dielën, pasi ndeshja e kthimit e finales është shpërngulur në Madrid pas trazirave në Monumental. Juventus do të luajë ndaj Interit të premten dhe AS raporton se Ronaldo do të rikthehet në Madrid për të parën herë që pas largimit gjatë verës.

Ndërkohë, Barcelona do të luajë derbin ndaj Espanyol të shtunën dhe, si një argjentinas, Messi do të shkojë për të parë ndeshjen një ditë më pas.

messi dhe ronaldo
messi dhe ronaldo

Gazetat besojnë se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, do të t’i ulë pranë në tribunën presidenciale, si shenjë respekti për arritjet e tyre në dekadën e fundit. Tashmë fotografët janë bërë gati…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi flet për rivalin tij

Messi: Nuk e mendoja se Cristiano Ronaldo…