MENU
klinika

Sulmuesi i Bayern Munchen

Kingsley Coman, aksident me supermakinën

27.12.2018 - 19:36

Pas problemeve të shumta me dëmtimet, nuk kanë fund telashet për francezin e Bayern Munchen, Kingsley Coman. Sulmuesi i bavarezëve ka pësuar aksident me makinën e tij në autostradën që lidh Mynihun me Starnbergun.

Policia ka konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar nga kjo përplasje, pavarësisht se makina e tij McLaren 720 s Cupe nuk ka mundësi më që të rregullohet, sepse është shkatërruar plotësisht.

Vlera e makinës mësohet të ketë qenë afërisht 200 mijë paund. Coman mendohet se nuk e ka parë pengesën e sigurisë dhe po udhëtonte me 80 km/orë, ku më pas ka humbur dhe kontrollin e makinës dhe ajo ka filluar të rrotullohet.

Francezi u kontrollua për lëndime nga ambulanca, por fatmirësisht, lojtari ja hodhi pa asnjë dëmtim serioz. Kingsley Coman njihet si i apasionuar me makinat sportive, por aksidenti i sotëm mund ta frenojë disi këtë passion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN