MENU
klinika

Eliminatoret “Euro 2021”

Kombëtarja U-17 & U19 mësojnë rivalët

06.12.2018 - 11:44

Dy ekipet kombëtare të futbollit U-17 dhe U-19 kanë mësuar rivalët në Eliminatoret e Europianit 2021. Kështu, ekipi që tashmë drejtohet nga Elvin Beqiri ka rënë në grupin e tetë, së bashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Gjithçka është zbardhur sot, në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, ku është hedhur edhe shorti përkatës. Gjithsej, janë 13 grupe me nga 4 skuadra secili. Kujtojmë se turneu “Qualifying Round”, mosha U-17, do të zhvillohet në Portugali, në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2019.

Kosova U-17 është shortuar në grupin 12, së bashku me Hollandën, Slloveninë dhe Uellsin. Sa i përket skemës së kualifikueseve, duhet paur parasysh: Do të kualifikohen nga raundi kualifikues për në “Elite Round” 30 përfaqësuese. 26 skuadrat, që do të renditen të parat dhe të dytat, në grupet e tyre respektive, si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet, do të kalojnë në “Elite Round”.

Ndërsa Kombëtarja U-19 e Shqipërisë ka rënë në grupin 4, bashkë me Greqinë, Belgjikën dhe Islandën. Nga ana e saj, Kosova U-19 do të ketë rivalë Rusinë, Poloninë dhe Uellsin, në grupin 5.

Në fushatën kualifikuese do të marrin pjesë 52 përfaqësuese, që do të synojnë të shkojnë në fazën finale të kompeticionit, në Irlandën e Veriut. Dy të parët e çdo grupi, së bashku me ekipin e tretë më të mirë, do të kualifikohen për në “Elite Round”, fazë e cila do të zhvollohet në Portugali, në pranverën e vitit 2020.

Shtatë fituesit e “Elite Round” do të bashkohen me Irlandën e Veriut në fazën finale të korrikut 2020. 52 pjesëmarrësit e kualifikueseve të këtij Europiani janë ndarë në 13 grupe, me nga katër skuadra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për U-15, U-17, U-19 & U-21

Kombëtaret, nisin seleksionimet në Greqi